Grushti i shtetit në Gabon, ushtria zgjedh udhëheqësin e ri

schedule13:58 - 31 Gusht, 2023

schedule 13:58 - 31 Gusht, 2023

Pas marrjes se pushtetit nëpërmjet një grush-shteti oficeret e ushtrisë në Gabon, vendin e Afrikës Perëndimore kanë emëruar gjeneralin Brice Oligui Nguema si udhëheqësin e tyre.

Gjenerali Nguema u mbajt në krahë  nga trupat ushtarakë në një paradë në rrugët e kryeqytetit. Presidenti i rrëzuar Ali Bongo u shfaq në një video në shtëpinë e tij dukë bërë thirrje të gjithve miqve të tij që të reagojnë për atë çfarë po ndodh në vendin e tij.

Gabon, një ish koloni franceze është vendi i dytë në Afrikën Perëndimore që është përballuar me një grusht shteti në më pak se dy muaj pas grushtit të shtetit në Niger.

Ky grusht shteti vjen pasi organi shteteror njoftoi se presidenti Ali Bong kishte fituar një mandate të tretë, duke bërë që ai të jetë pasardhës i një familjeje që ka qëndruar në pushtet më shumë se 56 vite në këtë vend të Afrikës Perendimore.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!