Grushti e dërgoi në koma, humbet jetën boksieri armen

schedule16:20 - 9 Janar, 2022

schedule 16:20 - 9 Janar, 2022

Sahakyan ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi pësoi një humbje me nokaut në një ndeshje boksi më 26 dhjetor, duke rënë më pas në koma 10-ditore.

Sahakyan, vetëm 26 vjeç, pësoi një ënjtje në tru në ndeshje dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. Pas 10 ditësh në koma, ai ndërroi jetë të premten, më 7 janar.

Boksieri i peshave super të mesme pati nëntë ndeshje profesionale, duke fituar gjashtë. Ai fitoi secilën nga katër ndeshjet e tij të para.

Funerali i tij do të mbahet në Tolyatti, Samarra në Rusi më 11 janar, megjithëse e afërmja Svetlana Petrosyan konfirmoi se ai do të varrosej në Jerevan, Armeni.

“Zemra ime është copëtuar”, ka shkruar Petrosyan në Instagram. “Nuk e besoj… është si një ëndërr e keqe”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!