Grushtet përfunduan tek pistoleta, si u plagosën dy të rinjtë tek “ish-parku i autobusëve”

schedule18:03 - 13 Tetor, 2021

schedule 18:03 - 13 Tetor, 2021

Dy të rinj mbetën të plagosur pasditen e sotme në zonën e Ish-Parkut të Autobusëve. Aleksandër Nikolli 27-vjeç dhe Xhulio Vela 25-vjeç u qëlluan me armë zjarri rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”.

Gazetarja e ABC Xhensila Kodra, raporton se të plagosurit kanë marrë plumba në pjesën e këmbëve. Ndërkohë të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital ku po u nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale për të nxjerrë plumbat.

Lexo edhe: EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë që u plagosën me armë tek ish-parku i autobusëve

Sipas të dhënave paraprake mes dy të plagosurve dhe disa personave të tjerë ka pasur një sherr fizik. Dyshohet se në këtë sherr janë përfshirë rreth 5 persona. Më pas ky sherr ka shkuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

Autori/ët e kësaj plagosje kanë qëlluar me pistoletë ndërsa dyshohet se u larguan me një makinë.

Kjo është ngjarja e dytë Brenda 24 orëve që ndodh plagosje. Mbrëmjen e djeshme një 22-vjeçar u plagos me armë zjarri tek Komuna e Parisit në kryeqytet. /abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!