Nuk mund të kishte një mbyllje më të mirë për boksin në vençanti dhe sportin botëror në përgjithësi.
Të gjithë prozhektorën drejtohen në Riad, ku mbrëmjen e së shtunës do të luhet ajo që konsiderohet si sfida e sfidave në peshat e rënda.
Bëhet fjalë për ndeshjen e revanshit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury në rolin e sfiduesit.
Boksieri ukrainas është kampioni absolut i peshave të rënda, pasi në përballjën e parë që u zhvillua po në Riad në maj të këtij viti unifikoi katër titujt e katër federatave më të mëdha, për herë të parë pas 25 vitesh.
Po ashtu, Usyk është boksieri i gjashtë në histori që mban këtë titull të unifikuar pas legjandave të ringut si Jack Jonhson, Jack Dempsey, Primo Carnera, Joe Louis, Muhammad Ali dhe Mike Tyson.
Në këtë klub të më të mirëve kërkon të hyjë Tyson Fury. Boksieri britanik kërkoi revanshin pasi sfidën e parë e humbi me pikë, pasi arbitrat votuan 2-1 në favor të rivalit të tij.
Kjo është një arsye më shumë që “përplasja e gjigandëve” premton një mbrëmje nga ato që kanë shkruajtur historinë e boksit.
Sa i përket parashikimeve ato janë të ndara mes Usyk 37 vjeçar dhe Fury vetëm një vit më të vogël.
Të dy zhvillojnë një boks teknik, që pritet ta bëjë akoma më shumë spektakolare këtë sfidë. /abcnews.al