Grupi Konservator Reformist i Parlamentit Europian, anëtare e të cilit është edhe Partia Republikane Shqiptare ka dënuar shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë.
Në një njoftim për shtyp të lëshuar nga Grupi, thuhet se Grupi Konservator Reformist i Parlamentit Europian shpreh shqetësimet në rritje rreth zhvillimeve të fundit në Shqipëri dhe “më konkretisht për aktin e paprecendent të qeverisë Rama për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.
Në njoftim, Grupi shprehet se bëhet fjalë një godinë me një trashëgimi të madhe kulturore dhe historike për qytetarët shqiptarë.
Grupi Konservator Reformist shprehet së dënon “këtë dhunim të hapur të lirive dhe të drejtave të qytetarëve nga qeverisa Rama, veprime këto që bien ndesh me vlerat tona evropiane.” /abcnews.al/