Grupi i “vdekjes” me Bayern e Barçën, Inzaghi: Jemi Inter, përballojmë çdo kundërshtarë

schedule19:57 - 25 Gusht, 2022

schedule 19:57 - 25 Gusht, 2022

Mbrëmjen e sotme në Stamboll u hodh shorti i grupeve të Champions League, ku goglat nuk u treguan aspak bujare me Interin.

Fati i vendosi zikaltrit në gripin e “vdekjes” në grupin C, ku duhet të matin forcat me Bayern Munich dhe Barcelonën dhe Viktoria Plzen, ndërsa “lufta” do të bëhet për dy vendet e para të grupit, që të japin mundësinë të vazhdon rrugëtimin në Champions League.

Në lidhje me shortin, ka komentuar edhe trajneri Simone Inzaghi, i cili e ka cilësuar si grupin e hekurt, por ndër të tjera është shprehur se janë Inter dhe do të përballojnë çdo kundërshtarë.

“Kemi përballë skuadra shumë të forta dhe të organizuara mirë, por në këto nivele lojëra të lehta dhe të parashikueshme nuk ekzistojnë. Në Champions Leaguen e kaluar Interi kaloi në turin e dytë. Synimi ynë është t’i japim vazhdimësi asaj që nisi vitin e kaluar.

Champions është një kompeticion shumë prestigjioz. Si gjithmonë do të përgatisim çdo detaj për të qenë plotësisht të përgatitur në çdo ndeshje. Ne jemi Interi dhe e përballojmë konkurrencën me entuziazëm”, ka deklaruar timonieri i zikaltërve. /f.a/abcnews.al