Grupi i Sazeve të Myzeqesë pa asnjë mbështetje nga institucionet: Çdo shpenzim e mbulojmë vetë

schedule19:58 - 3 Gusht, 2021

schedule 19:58 - 3 Gusht, 2021

Grupi i Sazeve të Myzeqesë me në krye Tom Balin nga Ansambli Margarita Xhepa kanë qenë të ftuar pasditen e sotme në “Edicionin Veror”.

Ata përveç se kanë performuar, gjithashtu kanë ndarë edhe pak nga historia e krijimit të grupit.

Presim aktivitetet tona që të fillojnë në muajin gusht. Pas një viti të vështirë që ishim totalisht të izoluar, shpresojmë që ky vit do të jetë i mbarë për ne.

Grupi i sazeve të Myzeqesë ka një eksperiencë të vjetër, kemi mbi 42 vjet që jemi krijuar, në vitin 1975. Grupi jonë i ka ndryshuar rrymave që ndryshuan mbas viteve ’90. Ne qendruam aty ku ishim, përmirësuam folklorin myzeqar dhe kemi pasur sukses”.

Sakaq, Grupi i Sazeve të Myzeqesë kanë shprehur shqetësimin se nuk kanë vëmendjen e institucioneve. Ata kanë theksuar se çdo kosto e përballojnë vetë.

Kur shkojmë në Lushnje na thonë i përkisni Divjakës, shkojmë në Divjakë na thonë jeni me Lushnjen. Edhe kemi mbetur mes dy bashkive. Ne të gjitha këto i kemi mbuluar me shpenzimet tona. Vetëm festivali ndërkombëtar në Treviso na vlerësuan, udhëtimin dhe kur u kthyem. Kurse festivalitet e tjera kanë qenë me shpenzimet tona. Ne nuk kemi një ambjent që të mblidhemi, shkojmë në lokal, po aty ka kosto”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!