Grupi i Sali Berishës mbërrin dhe futet brenda në selinë e PD

schedule13:48 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 13:48 - 21 Dhjetor, 2021

Për herë të tretë grupimi i ish liderit demokrat, Sali Berisha ka mbërritur në Selinë e Partisë Demokratike.

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit bashkë me ish kreun e PD-së, Berisha ka mbërritur dhe është futur brenda selisë së Partisë Demokratike.

Ndërkohë kujtojmë se hera e parë që ai iku në seli ishte vetëm dy ditë pas Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetori, Sali Berisha shkoi në seli ku zhvilloi mbledhjen e parë me 28 anëtarët e komisionit. Incidentet nuk munguan mes grupit të Berishës dhe Bashës.

Gjithashtu mësohet se si herën e kaluar, në një sallë ngjitur ndodhet kryetari i PD-së, Lulzim Basha,  i cili po zhvillon mbledhje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!