Shqipëria padyshim që ndodhet në grupin e ferrit, me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në grup.
Në Itali nuk janë shumë të lumtur nga ky short, pasi Italia nuk ndodhet në një moment të mirë, por Spalletti i kujton të gjithëve se ata janë ende kampionët në fuqi.
“Mund të kishte shkuar më mirë. Nëse shikoni grupin, mund të kishte shkuar më mirë. Ne e dimë se na presin shumë kundërshtarë të vështirë, por nuk duhet të harrojmë se jemi një ekip me histori në Evropian, madje aktualisht jemi kampionët në fuqi. Ne duhet të bëjmë Italinë, jemi Italia, këto janë thjesht ndeshje që duhen luajtur”.
Askush nuk është i lumtur që do të luajë me Italinë, kjo është e sigurt. Nëse e shohim me sytë e të tjerëve, nëse gjen Italinë si rival nga vazo e katërt nuk ka kurrë një arsye për të qenë i lumtur. Në duhet të shkojmë për të treguar se çfarë nivel skuadre dhe çfarë niveli loje mund të shfaqim”, u shpreh ndër të tjera Spalletti./ h.ll/abcnews.al