Zjarrët që përfshinë zonën e shpallur “Trashëgimi Botërore e UNESCOS” në Rrajce të Prrenjasit, dyshohet që janë të qëllimshme. Për këtë arsye policia ka ngritur një grup hetimi për të zbardhur ngjarjen. Disa persona janë marrë në pyetje, por më pas janë lënë të lirë. Bëhet fjalë për zjarret në vendin e quajtur Përroi i Peshkut, pjesë e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë për shuarjen e të cilëve morën pjesë jo vetëm zjarrfikës të shumtë dhe punonjës të mbrojtjes së Mjedisit, por edhe shumë komando të Forcave të Armatosura. Aktualisht pas dy ditësh operacion vatra është në kontroll, por shtatë hektarë me dru ahu u shkrumbuan. Zjarre pati edhe në masivin pyjor midis Malit të Xhyrës dhe Malit të Dardhës, për të cilët thuhet se edhe ato janë vënë në kontroll./abcnews.al
Grup hetimi për zjarret në parkun kombëtar Shebenik – Jabllanicë
schedule13:18 - 6 Nëntor, 2018
schedule 13:18 - 6 Nëntor, 2018