Grumbullohet nga Kombëtarja, aksidentohet portieri i Ajax

schedule10:30 - 22 Mars, 2022

schedule 10:30 - 22 Mars, 2022

Ish-portieri i Interit, Andrea Onana mëngjesin e sotëm ka bërë aksident me makinë, teksa po udhëtonte  për t’u bashkuar në grumbullimin e Kamerunit.

Portieri i Ajax-it për fat të mirë doli nga makina i padëmtuar, ndërsa Range Roveri i tij ishte i gjithi i shkatërruar pas përplasjes  me një fuoristradë.

Sipas raportimeve edhe personat që ndodheshin në makinën tjetër nuk kanë marrë dëmtime serioze.

Kameruni do të përballet me Anglinë për të zhvilluar mes tyre ndeshjen e “Play-off” e Botërorit.  /f.a/abcnews.al