Nga Agim Blloshmi
Shpërndarja e pensioneve dhe e shpërblimit për fundvit për 9600 pensionistë të bashkisë Librazhd dhe Përrenjas si dhe të 9 njësive administrative të dy bashkive vazhdojnë me radhë të gjata dhe grumbullime në pikat postare, që janë të hapura deri në 20:00.
Në pamjet që sjell “ABC” pensionistët shfaqen të shkujdesur duke mos respektuar masat anti-covid. Por cfarë mendojnë ata për shumën e shpërblimit, 5 mijë lekë?
Disa nga pensionistët e quajnë qesharake, pasi nuk ju dalin dhe për ilaçet, disa janë të kënaqur, ndërsa disa të tjerë kanë një mesazh për kryeministrin Edi Rama./ Abcnews.al