Fushata po futet në ditët më të nxehta dhe vendimtare dhe bashkë me të po injorohen akoma më shumë edhe masat kundër koronavirusit.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte sot në Librazhd, ku zhvilloi një takim elektoral bashkë me kandidatin për deputet Sokol Skura.
Por përpos premtimeve, si gjithmonë nga të gjithë në këtë muaj, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte shkelja e masave anti-covid.
Takimi u zhvillua në një sallë të mbyllur, ku ishin, të paktën nga aq sa dukej në ekran mbi 40 qytetarë, një pjesë e tyre pa maskë, por mbi të gjitha ngjitur, pa asnjë centimetër distancë mes tyre. Rreziku nga koronavirusi nuk ka kaluar, ndërsa masat vijojnë që të shkelen. / db/ Abcnews.al