Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri, zv.kryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Jashtë ambienteve të selisë blu, në një prononcim për mediat, Grubi tha se çështje kryesore e diskutimit të tyre ishte apeli për diasporën shqiptare të Maqedonisë për t’u regjistruar.
Gjithashtu, Grubi theksoi se e uroi kryedemokratin për librin e tij, ndërsa i uroi suksese në fushatë, duke shtuar se qytetarët shqiptarë meritojnë zgjedhje shembullore.
Lexo edhe: Basha thirrje shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut: Kryeni regjistrimin online
“Jemi shumë mirënjohës për këto fjalë të thëna, duke apeluar deri te mërgata jonë që të regjistrohet. Ndryshe nga regjistrimet në vend e të tjera që mund të jetë thjeshtë element statistikor, në Maqedoninë e Veriut, është edhe politik. Është i një rëndësie të jashtëzakonshme, prandaj vizitova Kosovën, sot këtu në Shqipëri.
Zotin Basha e urova edhe për librin e tij, duke i uruar suksese dhe një fushatë të mbarë. Qytetarët shqiptarë të kenë mundësi ta shprehin vullnetin e tyre në zgjedhje shembullore”, tha Grubi. g.v/abcnes.al