Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grubi në arrest shtëpie/ Masa u kërkua për shkak të pasigurisë në paraburgim

schedule23:23 - 23 Shkurt, 2026

schedule 23:23 - 23 Shkurt, 2026

Prokuroria Themelore e Shkupit ka kërkuar që Ish zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, të lihet në arrest shtëpie, pasi këtë të hënë iu dorëzua policisë në pikën kufitare të Bllacës.

Sipas prokurorisë, kjo masë u kërkua për shkak të pasigurisë në paraburgim dhe sigurisë së familjarëve. Teksa kalon në arrest shtëpie, Grubit i konfiskohet pasaporta dhe ai do të vazhdojë të merret në pyetje në ditët në vijim.

Grubi ra në prangat e autoriteteve maqedonase mëngjesin e së hënës, pasi në 11 dhjetor të vitit 2024 kishte lënë vendin, duke i paraprirë ngritjes se disa akuzave nga Prokuroria Publike vetëm disa ditë më vonë.



Arratisja e tij ndodhi pasi ishte shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit më 9 dhjetor.

Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”.

Prokurorët dyshojnë se ai së bashku me Përparim Bajramin (ish drejtori i Lotarisë shtetëtore) kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të lotarisë elektronike.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!