Grubi: Kryeministër shqiptar në Maqedoni do të ketë edhe pa qeveri teknike

schedule08:53 - 21 Janar, 2022

schedule 08:53 - 21 Janar, 2022

“As zgjedhjet e parakohshme, as zgjedhjet e rregullta. As qeveria teknike dhe as qeveria politike nuk e rrezikon marrëveshjen midis BDI-së, LSDM-së dhe partnerëve tjerë të koalicionit për propozimin e një kryeministri shqiptar në 100 ditët e fundit”. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi.

Nëse ju kujtohet deklarat e ish kryeministrit Zaev pasi arritëm marrëveshjen e koalicionit, ai pati thënë që do të dorëhiqet në 100 ditët e fundit si kryeministër që të mundëson garë fer në zgjedhjet parlamentare duke qenë vetëm kryetar i partisë aso kohe, të LSDM-së dhe të mundëson nivel të duhur dhe të barabartë të garës për të gjitha partitë politike dhe në vend të tij BDI-ja, gjegjësisht, z. Ali Ahmeti do të propozon një kandidat për kryeministër politik, jo teknik në 100 ditët e fundit.

Kështu që edhe me qeveri teknike edhe pa qeveri teknike nuk rrezikohet marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së e cila është shkruar dhe nënshkruar dhe është e dakordësuar në formë në të cilën ua prezantoj unë sot. Fatmirësisht edhe VMRO-DPMNE-ja po jep dakordësi për një kryeministër shqiptar në 100 ditët e fundit dhe partnerët tjetër të koalicionit gjithashtu.

Unë jam i bindur sepse kanë dhënë premtim publik edhe z.Kasami edhe z.Sela edhe z.Gashi dhe të gjitha partitë politike shqiptare që do të përkrahin arritjen historike që në Kuvendin e Maqedonisë të votohet një shqiptarë për herë të parë për ta udhëhequr Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Grubi./Gazeta LAJM

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!