Grubi e nis me këmbë të mbarë, vendoset në kryeministri

schedule17:34 - 31 Gusht, 2020

schedule 17:34 - 31 Gusht, 2020

Shqiptarët si asnjëherë më parë nuk kanë patur më shumë fuqi politike dhe pushtet, si tani.

Tashmë ata do të drejtojnë Ministritë më të rëndësishme për të cilat janë vendosur emra nga më  profesionistët të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Një prej këtyre emrave, që ka të bëjë me drejtimin e Ministrisë së Sistemit Politik është Artan Grubi.

Për herë të parë kjo ministri vendoset në ndërtesën ku është edhe vetë kreu i Ekzekutivit Zoran Zaev pra vetë Grubi do jetë përballë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, edhe me zyrë, por edhe me punë, për të treguar fuqinë politike të shqiptarëve.

Në fakt kjo fuqi e shqiptarëve u pa për herë të parë edhe gjatë Seancës në Parlament ku Zoran Zaev dhe Artan Grubi ishin të barabartë edhe gjatë mbajtjes së fjalimit të tyre.

Ndryshe BDI fituese e zgjedhjeve Parlamentare të 15 Korrikut ka edhe ministri të tjera të fuqishme përfshirë atë të Financave që drejtohet nga Fatmir Besimi, ajo e Ekonomisë e drejtuar nga Kreshnik Bekteshi si dhe një tjetër ministri shumë e rëndësishme që drejtohet nga Bujar Osmani i cili do të jetë në krye të diplomacisë, si shqiptari i parë në këtë pozitë.

Gjithashtu BDI në këtë mandat do të ketë edhe kryeministrin e parë shqiptar në Marrëveshjen me partnerin e Koalicionit ./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!