Një grua ka treguar mënyrën se si zbuloi që burri i saj e tradhëtonte si dhe kishte një familje të dytë.
Nëna e katër fëmijëve tha se zbuloi të vërtetën kur pa një njoftim në gazetë për një lindje derisa emri i tij ishte shënuar si babai i foshnjës.
Përmes një video që është parë më shumë se 220 mijë herë, ajo tha se derisa ishte në zyrën e saj dalloi diçka të dyshimtë në një gazetë që po lexonte.
“Në atë kohë, në gazetë ata publikonin njoftimet për lindje, emrat e prindërve, gjininë e foshnjës, datën me të cilën është lindur, dhe në çfarë spitali. Kështu unë pashë emrin e bashkëshortit tim dhe emrin e një gruaje tjetër”, u shpreh gruaja, duke konfirmuar se i dha fund martesës 10-vjeçare./abcnews.al
@aaddison01#stitch with @mamatoria28 #cheatinghusband #cheaters #divorce