Gruaja u zhduk 2 ditë më parë nga Tirana, familjarët të alarmuar, si i gjetën sot të vdekur në Golem

schedule19:19 - 27 Nëntor, 2021

schedule 19:19 - 27 Nëntor, 2021

Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem dhe Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë apartamentin e 60 vjeçarit në Golem, si pasojë e asfiksisë nga gazi.

Familjarët e tyre janë alarmuar për shkak se 2 viktimat nuk u janë përgjigjur në telefon. Burime për ABC bëjnë me dije se Anila është larguar nga shtëpia 2 ditë më parë. Djali i saj ka bërë kallëzim pasditen e 25 nëntorit në komisariatin numër 4  që i është larguar nëna nga shtëpia.

Lexo edhe: E qëllimshme? Pistat e hetimit për vdekjen e çiftit në shtëpinë e pushimit në Golem

Edhe djali i 60 vjeçarit e ka marrë dje dhe sot në telefon babanë e tij por ai nuk i është përgjigjur. Sot pasdite i ka shkuar në shtëpi dhe i ka rënë derës, por sërish nuk i është përgjigjur njeri. Kësisoj ai ka kërkuar ndihmën e policisë dhe të zjarrfikëses dhe në orën 17:45 e kanë hapur derën me forcë policia dhe zjarrfikësja dhe i kanë gjetur të dy pa jetë. Dyshohet se ata janë asfiksuar nga gazi pasi edhe komshinjtë kanë ndjerë erën e gazit dhe dyshohet se mund të kenë vdekur mbrëmë. be.k/abcnews.al