Ngacmimet ndaj grave e vajzave është një temë që shkakton gjithmonë shumë debat dhe u dikskutua ditën e sotme në ABC e Mëngjesit.
Në në lidhje në Skype nga Kosova, aktivistja Liridona Osmanaj ka deklaruar se meshkujt shqiptar nuk arrijnë të bëjnë dot diferencën mes komplimentit dhe ngacmimit, kur një femër i thotë ‘jo’.
“Për të komplimentuar dikë, ja bën për të rritur vetëbesimin. Po nuk ja bën atyre që sheh në rrugë, pasi nuk e bën të ndjehet mirë.
Kjo është në rregull përderisa unë të them ty faleminderit, është kompliment. Në momentin që unë vendos kufjet në vesh ose largohem, kjo do të thotë që unë nuk dua të vazhdoj bisedën.
Nëse ty të pëlqen një vajzë dhe i thua dukesh shumë bukur. Ajo të thotë faleminderit dhe gjuha e trupit tregon që nuk do ta vazhdoj më tej”, tha ajo.
Nga ana tjetër gazetaria Zhaklina Lakatari u shpreh se një faktor që ndikon te sjellja e një mashkulli është edhe kultura.
“Ky është një debat shumë i madh në botë sot, se ku ndryshon ngacmimi nga komplimenti. Nëse ti mendon se ky kompliment nuk bën për mamanë tënde, gruan tënde dhe të dashurën ai nuk është më kompliment. Po një faktor tjetër që ndikon është edhe kultura e dikujt. Kjo ka të bëjë me raportin burrë-grua. Mënyrën se si e përceptojnë ata gruan, pasi gruaja trajtohet ende si objekt, sa mund të bëjnë ç’të duan”, tha Zhaklina.l.k/abcnews.al

