Gruaja shpenzon 2 mijë dollarë për t’u ndarë nga burri por pendohet më pas

schedule17:10 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 17:10 - 6 Dhjetor, 2022

Një grua që paraqiti kërkesën për divorc më pas u rikthye me ish-bashkëshortin e saj vetëm tre muaj më vonë, thotë se marrëdhënia e tyre është më e mirë se kurrë. 26 vjeçarja Alex Scanlon vendosi të ndahej nga bashkëshorti i saj, Josh në shtator 2020 pas mosmarrëveshjeve të shumta.

Por dyshja vendosi t’i jepte një mundësi tjetër dhe u bashkuan vetëm tre muaj më vonë, dhe pavarësisht se shpenzuan gati 2,000 dollarë për procedurat e divorcit, ata u kthyen së bashku në dhjetor 2020. Ata kuptuan se kishin të njëjtat probleme me partnerët e tyre të rinj dhe filluan t’i mungonin njëri-tjetrit.

Ata mirëpritën vajzën e tyre të dytë në prill 2022 dhe thonë se martesa e tyre është më e fortë se kurrë.

Çifti mirëpriti vajzën e tyre të dytë, Ophelia, pesë muajshe, në prill 2022 dhe thonë se martesa e tyre është 'më e mirë se kurrë'

Alex Scanlon, 26 vjeç, nga Dayton, Ohio, vendosi të ndahej nga bashkëshorti i saj, Josh, 27 vjeç, në shtator 2020 pasi dyshja po debatonin dhe po përpiqeshin të përshtateshin për të pasur një fëmijë të porsalindur, tha ajo.

Çifti i lumtur u fejua në vitin 2018, dhe në të njëjtin vit mirëpritën vajzën e tyre të parë, Harper, tashmë trevjeçare.