Gruaja ra në koma dhe thotë se mori një shenjë nga Zoti: Fola me shpirtin e gjyshes dhe u shërova

schedule18:25 - 10 Tetor, 2022

schedule 18:25 - 10 Tetor, 2022

Një infermiere, e cila ra në koma, pohon se ajo mori një shenjë nga Zoti dhe shpirti i gjyshes së saj, e shëroi.

52-vjeçarja Penny Wittbrodt nga Kentaki, u dërgua me urgjencë në spital në vitin 2016 me vështirësi në frymëmarrje dhe gëlltitje. Aty mjekët konstatuan se ajo pësoi një “çast anafilaktik”, për shkak të një reaksioni alergjik nga ngrënia e butakëve.

Ajo pretendon se ka parë një “dritë të shndritshme” dhe më pas shpirti i saj ka kontaktuar me shpirtin e gjyshes, me këtë të fundit që i ka kërkuar të qëndrojë e qetë.

Kështu Penny pretendon se është zgjuar nga koma dhe është “shëruar menjëherë”.

“Ne kemi për qëllim të ecim përpara, të përballemi me sfidat dhe të ndajmë mirësi ,” tha ajo më vonë, duke pretenduar se përvoja pas vdekjes ishte një shenjë nga Zoti për t’i thënë asaj se “do të shpërblehet në jetën e përtejme” për vuajtjet e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!