Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Gruaja që ka nën “kontroll” 120 oficerë”/ Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që merr gradën e koloneles në Forcat Ajrore të SHBA

schedule08:28 - 21 Shkurt, 2025

schedule 08:28 - 21 Shkurt, 2025

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që merr gradën e koloneles në Forcat Ajrore të SHBA. Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, Suzana Gjekaj tregoi për rrugëtimin e saj dhe sfidat në forcat ajrore.

Ajo tregoi se është angazhuar në kuadrin e fluturimeve 86 në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.

“Duhet shumë punë ka shumë sfida për të arritur dhe për të marrë këtë gradë. Më pak se 2 % e oficerëve të   Forcave ajrore amerikane arrijnë të marrin këtë gradë.



Gjatë intervistës tregoi që në Gjermani duhet të qëndrojë edhe 6 muaj, por ka dëshirë që të shtyjë qëndrimin edhe për më shumë.

“Karriera ime në Forcat Ajrore ka nisur në vitin 2003, kur kisha nisur shkollën për Stomatologji. Më pas u rekrutova pas marrjes së një burse nga Forcat Ajrore. U zgjodha unë nga klasa ime. Forcat Ajrore janë shumë të vështira, edhe më e vështirë se Ushtria mund të them. Këtu nisi edhe shkollimi dhe më pas rrugëtimi im në këtë fushë”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!