Ashtu sikurse shumë të tjerë Valcineia Machado u përball me krizën e koronavirusit, dhe për shkak se goditi rëndë biznesin e saj, asaj i është dashur të gjejë një zgjidhje për të mbijetuar.
Machado, e njohur gjithashtu si Roberta shndërroi makinën e saj në një dyqan lëvizës lulesh, pas shpërthimit të pandemisë në Rio De Janeiro. Falë kësaj ideje, ajo është bërë një hit në lagjen e plazhit Copacabana të Rios.

51-vjeçarja ka lëvizur nga pasuritë e paluajtshme tek shitja e trëndafilave dhe luleve të tjera në disa vende. “Nuk kisha para fare për të paguar qiranë, kështu që fillova të mendoj se çfarë mund të bëja për të mbijetuar,” tha ajo. xh.d/abcnews.al




