Gruaja padit fqinjën për të brendshmet e varura në tel: Kërkon të joshë tim shoq

schedule12:03 - 15 Shtator, 2021

schedule 12:03 - 15 Shtator, 2021

Një grua në Meksikë ka paditur në polici fqinjen e saj për një arsye të pazakontë, varjen e të brendshme në kopshtin para shtëpisë.

Yuvitza E, 42 vjeç, i tha policisë se fqinja i saj i kishte varur tangat jashtë në një përpjekje për të “joshur” burrin e saj.

Kur policia mbërriti në shtëpinë në shtetin juglindor të Quintana Roo, Yuvitza i tha policisë se donte të bënte një akuzë zyrtare kundër saj.

42-vjeçarja i tha policisë se e kishte parë në mënyrë të përsëritur burrin e saj duke vështruar të brendshmet e fqinjes.

Sipas saj nuk ishte rastësi që ajo i vari të brendshmet në tel ditën e shtunë, kur bashkëshorti i saj ishte pushim. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!