Gruaja nga Rusia ofron kurse anglishteje falas për refugjatët ukrainas në Angli

schedule17:18 - 22 Mars, 2022

schedule 17:18 - 22 Mars, 2022

Një grua nga Rusia ka ofruar kurse anglishteje falas për refugjatët ukrainas të strehuar në Mbretërinë  e Bashkuar. Ajo drejton një shkollë të gjuhëve në Mbretërinë e Bashkuar, në të cilën ofron kurse.

“Këta njerëz nuk do të njohin askënd, por nëse mund t’i bëj të ndihen rehat dhe të qetësohen, kjo është diçka e mirë”, thotë Tatiana Salvage, e cila ka dhënë mësim rusisht në Winchester për dy vitet e fundit.

“Të mësosh gjuhën dhe kulturën e vendit ku do të jetoni është shumë e rëndësishme”, shton ajo.

Tatiana, e cila ka qenë mësuese e gjuhës për më shumë se 10 vjet, thotë se ka marrë “interesim të madh” nga grupet e refugjatëve në Winchester dhe në qytetin e afërt të Basingstoke. “Unë mendoj se mësimi i një grupi prej 10 vetash do të ishte mirë, por kjo varet nga kërkesa”, thotë ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!