Gruaja në Fier i jep fund jetës, hidhet nga kati i 8-të i pallatit

schedule10:07 - 26 Qershor, 2020

schedule 10:07 - 26 Qershor, 2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier. Abcnews.al mëson se një grua 50 vjeçe është hedhur nga kati i 8-të, ndërsa ka ndërruar jetë në vend.

Burime për Abc News bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kastriot, në Fier, ku banorët theksojnë se ajo ndodhej për vizitë tek shtëpia e kunatit të saj.

50 vjeçarja identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur është hedhë nga tarraca e pallatit, ku paraprakisht dyshohet se shkak të jetë depresioni.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak:

Sot më datë 26.06.2020, rreth orës 09:35, në lagjen “16 Prilli”, Fier, shtetasja B.Sh, 42 vjeçe, dyshohet se është hedhur nga taraca e katit të 8-të, dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Sipas familjarëve kjo shtetase është hedhur vet nga taraca, pasi ka pasur shënja depresioni. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!