Gruaja ndërpret ndërhyrjen pasi i bllokuan llogarinë bankare, ngel me buzët gjysmë të fryra

schedule08:54 - 4 Shkurt, 2022

schedule 08:54 - 4 Shkurt, 2022

Një grua është bërë virale në internet pasi ndau një video në TikTok, ku shfaqej me buzët gjysmë të fryra. Hareem Shah nga Pakistani, e cila ka  ka 6.5 milionë ndjekës, tregoi se është detyruar të lërë në gjysmë procesin e fryrjes së buzëve pasi mësoi se llogaria bankare e saj ishte ngrirë.

Ajo shpjegoi se duhej të largohej urgjentisht pasi mori një telefonatë për një hetim për pastrim parash kundër saj. “Doktori sapo kishte futur një mbushës në njërën anë të buzës sime kur mora një telefonatë dhe mësova se Agjencia Federale e Hetimit të Pakistanit ka ngrirë llogaritë e mia bankare”, tha Shah.

Ajo tha se vendosi të hiqte dorë nga trajtimi i shtrenjtë pasi nuk do të ishte në gjendje të paguante. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!