“Gruaja me kimono të bardhë”, roman për gratë e ndara mes traditës e zemrës

schedule09:22 - 7 Mars, 2024

schedule 09:22 - 7 Mars, 2024

Përkthyesja, Afërdita Shuteriqi e ftuar në studion e emisionit “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, foli për librin e autores amerikan Ana Johns të titulluar “Gruaja me kimono tëe bardhë”.

Shuteriqi shpjegoi se “Gruaja me kimono të bardhë” është një portret prekës i dy grave: njëra e ndarë mes traditës e zemrës dhe tjetra që kërkon një përgjigje për pyetjen se çfarë është në të vërtetë familja. Libri “Gruaja me kimono të bardhë” vjen në shqip nga shtëpia botuese “Dituria”.

Libri është një himn për figurën e gruas. Ana Jonhs është autore amerikane, si profesion është gazetare investigim dhe frymëzohet nga jeta e vërtetë e babait.

Ngjarjet zhvillohen në vitet ’50 në Japoni. Kimono e bardhë është element kyç, pasi heroina  e librit, një 17-vjeçare bie në dashuri me një ushtar amerikan, por martesa ndër racore në Japoni nuk perceptohej. Kimono është e bardhë pasi 17-vjeçarja braktis familjen dhe martohet me të, dhe më pas lindin peripecitë.”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!