Një grua ka lidhur kurorë për të dytën herë me bashkëshortin e saj, pasi vuante nga demenca. 72-vjeçari Bill Duncan i propozoi gruas Anne, 70 vjeç, sepse ai ishte i bindur se ajo ishte e dashura e tij e re. Ata kanë qenë së bashku për gati 20 vite, dhe të martuar për 13 vite, por ai nuk e kujton gruan e tij për shkak të sëmundjes prej së cilës vuan.
Anne tregon se si ai i kërkoj atij të martohej me të, dhe e pyeste vazhdimisht të lidhnin kurorë në një ceremoni të vogël në shtëpinë e tyre në Aberdeen.
“Ai nuk e dinte emrin tim për një kohë të gjatë. Gjithmonë më quante e dashur gjithsesi. Kjo ishte arsyeja pse ishte kaq e papritur dhe kaq e mahnitshme. Ishte me të vërtetë ngjarja më e bukur që kam përjetuar ndonjëherë.”, tha ajo.