Gruaja inskenon vdekjen për shkak të borxheve, e publikon në rrjetet sociale të vajzës

schedule10:07 - 28 Dhjetor, 2022

schedule 10:07 - 28 Dhjetor, 2022

Një grua indoneziane inskenoi vdekjen e saj në Facebook për të shmangur borxhin ndaj një kolegu të punës. Paratë duhej të paguheshin deri më 20 nëntor , megjithatë gruaja nuk ishte në gjendje të shlyente shumën deri në atë datë dhe kërkoi një afat deri më 6 dhjetor.

Mirëpo, edhe ai afat kaloi dhe gjashtë ditë më vonë, më datë 12 të muajit, vajza e saj njoftoi vdekjen e nënës së saj në  Facebook pas një aksidenti automobilistik. Drama nuk u ndal me kaq, pasi në Facebook kishte edhe një foto të trupit të mbështjellë me çarçaf si dhe një tjetër imazh nga një spital.

Foto të tjera e shfaqnin gruan me sy të mbyllur, duke u shtirur si e vdekur. E bija, megjithatë, thuhet se pranoi se gjithçka në postim ishte një gënjeshtër, duke pretenduar se nëna e saj kishte hakuar llogarinë e vajzës në Facebook.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!