Carlos Tevez ka bërë treguar në shaka sesi gruaja e tij ‘dëshironte ta vriste’ kur i tregoi se po largohej nga Juventusi në vitin 2015, duke shpjeguar se periudha e tij në Torino ishte shumë e këndshme.
Megjithatë, pavarësisht një karriere të gjatë, e cila e çoi atë në të gjithë globin, Tevez e shikon kohën e tij në Juve me një dashuri të veçantë.
“Arritja në Juventus ishte si një frymë e freskët. Që në fillim ishte e pabesueshme. Të mbërrish në një klub të madh dhe të veshësh fanellën e Del Piero-s është diçka vërtet e veçantë. Ishte një kohë e mrekullueshme për mua dhe kur vendosa të kthehesha në Argjentinë, Vanessa, gruaja ime, donte të më vriste”.
“Gjithçka në Itali ishte shumë e lehtë. Italianët janë si ne argjentinasit, një pjesë e zemrës sime do të mbetet atje përgjithmonë”, ka thënë Tevez në intervistën e tij të fundit.
Tevez ishte shumë i mirë gjatë dy sezoneve të tij në Itali kur kaloi nga Manchester City në vitin 2013, pasi shënoi 39 gola në Serie A nga 66 paraqitje, duke shtuar tetë gola të tjerë në Ligën e Kampionëve.
Tevez vazhdoi duke thënë se ai shpreson se tifozët e Juventusit do ta kujtojnë atë për pasionin dhe angazhimin që tregoi gjatë kohës së tij në Allianz Stadium.
“Në çdo ndeshje, sa herë që kam veshur fanellën e Juventusit, gjithmonë kam lënë një pjesë të zemrës sime në fushë. Mendoj se kjo është ajo që fansat e kanë perceptuar gjithmonë nga unë derisa u largova. Kam luajtur ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve dhe të nesërmen shkova në Argjentinë”, tregon Tevez.