Gruaja i bën gjëmën burrit, e rreh në sy të kolegëve në punë

schedule09:54 - 10 Maj, 2022

schedule 09:54 - 10 Maj, 2022

Një 36-vjeçare ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit të saj në Pirea të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, rreth orës 13:00, kur gruaja e “tërbuar” shkoi te ambientet e punës e të shoqit.

36-vjeçarja ka hyrë në punën e bashkëshortit dhe duke i habitur të gjithë ka nisur t’i bërtasë dhe ta ofendojë. Por ajo nuk u mjaftua me kaq, 36-vjeçarja iu vërsul dhe e goditi në fytyrë dhe në trup.

Dhunës së 36-vjeçares nuk i shpëtoi as kolegu i burrit, shkruan abcnews.al.

Kolegu i bashkëshortit tentoi të shpëtojë shokun nga duart e gruas së “tërbuar”, por e pësoi vetë. 36-vjeçarja e goditi me shuplaka dhe grushte.

Dëshmitarët që panë të gjithë skenën e dhunës njoftuan policinë, por gruaja u largua dhe u zhduk, për të mos rënë në prangat e autoriteteve greke, raporton protothema.gr.

Dy të dhunuarit u dërguan në Komisariatin e Kaminias, ku bashkëshorti ngriti padi kundër gruas, ndërsa kolegu i tij nuk ka marrë asnjë masë ligjore ndaj gruas që e ka rrahur.

Ia vlen të theksojmë se kohët e fundit çifti nuk jetonin bashkë, për shkak të zënkave./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!