Gruaja e varur nga bixhozi tregon natën më të keqe të jetës kur fitoi 127 000 paund

schedule05:24 - 1 Shkurt, 2022

schedule 05:24 - 1 Shkurt, 2022

Një fushatë ndërgjegjësimi është duke nisur për të mbështetur rreth një milion gra në Mbretërinë e Bashkuar në rrezik të lojërave të fatit që janë të dëmshme. Organizata bamirëse “Gamble Aware” thotë se disa mund të mos i njohin shenjat paralajmëruese ose të ndjejnë shumë turp dhe stigmë për të kërkuar ndihmë. Vlerësimet vijnë nga një sondazh përfaqësues kombëtar i “YouGov” me 9,649 gra, duke përdorur një sistem të njohur pikësh si Indeksi i Ashpërsisë së Problemit të Bixhozit që mat dëmet e kumarit.

Ai sugjeron se gjysmë milioni gra në Mbretërinë e Bashkuar mund të jenë të lidhur në mënyrë të rrezikshme me bixhozin. Fushata do të zgjasë deri në mars në kanalet televizive, sociale dhe dixhitale raporton gazetarja Michelle Roberts e “BBC-së”. Lisa Walker, 49 vjeç, nga Londra luftoi me kumarin kompulsiv për më shumë se një dekadë. Vesi i saj u përshkallëzua në fund të të 20-ave, pasi fitoi një shumë të madhe parash duke luajtur poker.

“Fitova mbi 127,000 paund në një natë. Ajo ishte nata më e keqe e jetës sime, sepse atëherë varësia ime filloi të dilte jashtë kontrollit”. “Kazinoja donte që të kthehesha dhe më ofruan gjithçka që doja pije falas, vakte falas për të më joshur”. Ajo tha se shkonte shpesh atje dhe futej në sallën lokale të bingos dhe dyqanin e basteve, për të ushqyer atë që ishte bërë një zakon i dëmshëm.

“Shumicën e ditëve mendoja për lojërat e fatit dhe shumicën e ditëve luaja kumar. Arrita në një fazë ku nuk kisha më para”. Përfundimisht, ajo humbi të gjitha fitimet e saj dhe shtëpinë e saj, pasi ri-hipotekoi shtëpinë e saj për të vazhduar lojën e fatit. Ajo përfundoi duke qëndruar në një hotel për një kohë me dy fëmijët e saj, të cilët në atë kohë ishin 10 dhe 11 vjeç. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!