Gruaja e tij nën hetim për korrupsion, kryeministri spanjoll drejt dorëheqjes

schedule09:00 - 25 Prill, 2024

schedule 09:00 - 25 Prill, 2024

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez pritet të japë dorëheqjen pas hetimit për korrupsion të gruas së tij. Ai pritet të shpallë vendimin e tij të hënën.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi në një letër të postuar në Platformën X, se po e “konsideron” mundësinë e dorëheqjes pasi u bë e ditur se ndaj bashkëshortes së tij kishte nisur një hetim paraprak për korrupsion dhe ndikim të padrejtë.

“Më duhet të ndalem dhe të mendoj në mënyrë që të vendos,” tha ai, “nëse duhet të vazhdoj si kreu i qeverisë apo të heq dorë nga ky nder,” shkruan Sanchez.

Kryeministri spanjoll synon të shpallë vendimin e tij të hënën dhe do të pezullojë aktivitetet e tij deri atëherë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!