Gruaja e rrihte, vjehrri e vrau: Historia si në filma në Tiranë

schedule13:11 - 4 Qershor, 2021

schedule 13:11 - 4 Qershor, 2021

Kudret Salija prej më shumë se një viti ka nisur procedurat për t’u divorcuar nga bashkëshortja e tij, por sot mbeti i vrarë me të paktën pesë plumba nga vjehrri i tij Mexhit Picari.

Pasi ky i fundit hapi zjarr në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, i plagosur mbeti edhe avokati i tij Adriatik Cama i cili mori një plumb.

Mësohet se padia për divorc është paraqitur nga viktima më 24 dhjetor 2020. Për çështjen që është në drejtimin e gjyqtares Irena Plaku janë zhvilluar katër seanca. Ndërsa, sot 10 minuta përpara vrasjes do të niste edhe seanca e pestë.

Si duket shkak që Kudret Salija të kërkonte ndarjen nga bashkëshortja ka qenë dhuna në familje. Ai në disa raste ka bërë kallëzime se dhunohej nga bashkëshortja. Kjo e fundit ka qenë edhe e arrestuar për dhunë në familje.

I ndjeri kishte tre fëmijë të mitur me gruan ndërsa është ankuar edhe se nuk e lejonte që t’i takonte. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!