Gruaja e nigerianit që u vra në Itali kërkon drejtësi

schedule12:10 - 2 Gusht, 2022

schedule 12:10 - 2 Gusht, 2022

Gruaja e një shitësi ambulant nigerian që u vra në Itali kërkon drejtësi. Aliku Ogorchukwu, 39, thuhet se po shiste shami në qytetin bregdetar të Civitanova Marche të premten kur u ndoq dhe u rrah për vdekje. Një 32-vjeçar italian është arrestuar si i dyshuar për vrasje dhe grabitje.

“Kjo është një formë e ligësisë që nuk e di”, tha gruaja e Ogorchukwu, Charity Oriachi, për BBC-në Focus on Afrika.

Oriachi tha se kishte marrë ndihmë për t’u përballur me vdekjen e burrit të saj, por ishte e lodhur nga “të folurit”. Tani, ajo ishte e interesuar vetëm për drejtësinë.

Familja e saj jetonte prej kohësh në Itali, tha ajo, duke theksuar se bashkëshorti nuk kishte kërkuar asnjëherë probleme.

Vrasja ka ngjallur zemërim në komunitetin lokal, duke përfshirë nigerianët, të cilët dolën në rrugë gjatë fundjavës dhe po planifikojnë një tjetër demonstratë së shpejti.

Qeveria nigeriane u ka kërkuar autoriteteve italiane që të “sjellin shpejt para drejtësisë autorin e aktit të urryer”.

I dyshuari, Filippo Claudio Giuseppe Ferlazzo është arrestuar dhe po mbahet në burg, ndërkohë që hetimi vazhdon. Avokati i tij mbrojtës tha për mediat se i dyshuari ishte shprehur se i vinte keq dhe se nuk kishte “asnjë element racor”.

Sipas të dhënave nga hetimi, autori e vrau shitësin, pasi i kishte hedhur fjalë të dashurës së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!