“Gruaja e ngrënshme” e Margaret Atwood, Berhami: Vepër brilante, e mbushur me ironi dhe metafora

schedule09:38 - 5 Mars, 2024

schedule 09:38 - 5 Mars, 2024

Shtëpia botuese “Pegi” ka sjellë në shqip librin e titulluar “Gruaja e ngrënshme” e Margaret Atwood, nga autorja e “Rrëfenjës së shërbëtores” dhe “Testamenti”.

Botuesja Loreta Berhami e ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për subjektin e librit, ku ndër të tjera tha se është një vepër brilante, e mbushur me ironi dhe metafora.

““Gruaja e ngrënshme”, flet për historinë e një vajze ambicioze dhe jetës perfekte me një burrë premtues. Personazhi kryesor është Mariana që ka shumë dilema bashkëkohore, ndihet e parealizuar dhe sheh pak perspektive. Është në lidhje dashurie me një djalë që ajo mendon se ai nuk e njeh atë. Është mes punës, të shoqërisë dhe dashurisë. Takon dikë, një djalë të ri, Dankenin që ishte duke bërë doktoraturën në filozofi dhe ai e shtyn drejt motivimit. Pas e njeh trupi i saj nis një bojkot, fillon të refuzojë ushqimin, që tani është anoreksia.

Atwood rrëfen diçka intime. Rolet ekzistojnë, duam apo nuk duam ne, janë pjesë e psikikës. Shoqëria, familja, vetë ne vishemi me atë që quhet. Mirë është që të mos na imponohet roli, por ta zgjedhim ne atë. Nëse imponohemi kemi të bëjmë me shkatërrimin e identitetit.”, u shpreh ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!