“Gruaja e Bilalit të mos provokojë më Haradinaj”, Meta paralajmëron kryeministrin

schedule21:12 - 1 Mars, 2020

schedule 21:12 - 1 Mars, 2020

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një konferencë për mediat denoncoi një tjetër shkelje Kushtetuese. Meta theksoi se ligji mbi Dividentin është një shkelje flagrante.

Meta gjatë fjalës së tij iu drejtua kryeministrit si “gruaja e Bilalit”

“ Ndoqa dhe sot lojrat e tij duke mbajtur gjoja anën e Albin Kurtit, kundër Ramush Haradinajt, lojën e kësaj më fal se thashë të këtij. Unë duhet ti them që gruaja e Bilalit e ka kaluar me kohë vijën e kuqe edhe në raport me cështjet ndërkombëtare jo vetëm me Kushtetutën. Po e provokon më shumë sec duhet Ramush Haradinaj sepse ishte kjo sharlatane që doli e përkrahu taksën 100 %. Gruaja e Bilalit e përkrahu e para.

Më keni parë ndonjëherë mua të them po ose jo, mua as më pyeti as e këshillova Haradinaj. Gruaja e Bilalit vrapo gjithandej, thoshte që bëri shumë mirë, pastaj kur i thanë gruas së Bilalit ke një fotografi në kundërshtim me ligjet filloi të merret me Ramushin. Nuk ka nevojë as zoti Kurti askush tjetër në Kosovë për të marrë mend nga gruaja e Bilalit.”

Dhe i them që të mos e provokojë më Ramush Haradinaj. Se Ramush Haradinaj, është çfarë është, si politikan mund të ketë 500 probleme, si kryetar partie, si ish kryeministër por Ramush Haradinaj për të gjithë shqiptarët në të gjithë botën është hero i gjallë, ndërsa Gruaja e Bilalit për të gjithë shqiptarët kudo është turpi i turpit. Të mos merret më me familjen e Ramush Haradinajt dhe me figurën e tij, sepse Ramush Haradinaj në oborrin e familjes së vet ka gati 40 varre dhe cdo ditë që del nga shtëpia u thotë mirëmëngjes 40 vëllezërve e kushërinjve që kanë dhënë jetën për çlirimin e pavarësinë e Kosovës.

Të mos e provokojë më atë për llogari të shefave të vet në Serbi e vende të tjera që bëjnë lojrat e UDB-së se mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria. Ne nuk mund të pranojmë lojra të tilla, përcarëse të qëllimshme e provokuese si këto lojra që bën Gruaja e Bilalit. Udhëheqësit e Kosovës kanë përgjegjësitë e tyre. Populli i Kosovës i ka zgjedhur ne kemi detyrë ti mbështesim, ti zgjidhim në bashkëpunim problemet e tyre. Nuk kemi detyrë ti përcajmë e poshtërojmë për llogari të armiqve historikë të kombit tonë”, tha Meta.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!