Gruaja braktis Britaninë për të jetuar me lakuriqët e natës në një shpellë në Spanjë

schedule18:57 - 7 Shtator, 2023

schedule 18:57 - 7 Shtator, 2023

Një grua britanike hoqi dorë nga jetesa dhe karriera e saj për të jetuar së bashku me kafshët dhe lakuriqët e natës në një shpellë të shekullit 11-të në Spanjë.

Matilda Kennard Troughton, 54 vjeçe, filloi të kërkonte një shtëpi në Spanjë si një mënyrë për t’u qetësuar pas një karriere si shitëse mobiljesh dhe dhuratash, e cila udhëtonte vazhdimisht në Azi për punë. Pas një vizite në Alicante një dimër, megjithëse nuk i pëlqente zona e mbushur me njerëz në bregdet, vendi e tërhoqi atë, kështu që ajo shiti shtëpinë e saj në Cornwall, u transferua në Spanjë dhe filloi të kërkonte për shtëpi.

Ndërsa kërkonte shtëpi në fshat, ajo zbuloi shpellën, ku jeton tani, pasi ndaloi rastësisht në një qytet të vogël në rajonin e Granadës. Pasi pa disa prona lokale, Matilda tha se agjenti i pasurive të patundshme e çoi në një vend që ai vetë nuk e kishte parë ende.

“Ne dolëm nëpër një luginë dhe zbritëm nga një shteg në një oborr të madh dhe pamjë një derë që ngjasonte me atë të një garazhi,” kujton Matilda. “Pas 20 minuta erdhi një plak me traktor, i cili hapi derën dhe kjo ishte e gjitha, unë u dashurova me vendin.”

U deshën tre muaj për të rinovuar magazinë e kripës të shekullit të 11-të, e cila ishte gdhendur në shkëmb. Një ekip lokal ndërtimi bëri të gjitha gjërat bazë si dyshemenë, elektrike dhe montimin e banjove dhe hidraulikës së kuzhinës, tha Matilda për faqen e internetit Mapping Spain. Prona prej 245 metrash katrorë ka më shumë hapësirë ​​seç i duhej Matildës, kështu që ajo jeton në katin e pare së bashku me lakuriqët e natës që banojnë në shpellë.