Gruaja bie në një gropë në aksin Librazhd-Elbasan, dërgohet në spital

schedule20:16 - 23 Tetor, 2020

schedule 20:16 - 23 Tetor, 2020

Një 40-vjeçare ka rënë aksidentalisht ka rënë në një tumbin e cila ishte në anë të rrugës, Librazhd-Elbasan.

Policia njofton se D.J., 40 vjeç është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 23.10.2020, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në fshatin Mirakë, shtetasja D.J., 40 vjeç, aksidentalisht ka rënë në një tumbin e cila ishte në anë të rrugës.

Me marrjen e njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje ku ka ndihmuar dhe nxjerr  shtetasen e cila është transportuar për në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!