Gruaja bën gjestin e veçantë për “heroin” që i shpëtoi vajzën e saj

schedule11:22 - 2 Nëntor, 2020

schedule 11:22 - 2 Nëntor, 2020

Një grua nga Teksasi ka bërë një gjest veçantë ndaj personit që i shpëtoi jetën vajzës së saj. Samantha Whiting ka vendosur të ndihmojë Kevin Cozzi, heroi që shpëtoi vajzën e saj 10-vjeçare nga mbytja, duke mbledhur para për t’i organizuar atij dasmën e ëndrrave.

Ajo ka krijuar një fushatë në GoFundMe me emrin “Një hero i quajtur Kevin. ” Whiting tha se mund të ishte mbytur së bashku me vajzën e saj po të mos kishte qenë për Kevin, që ka ndërhyrë menjëherë për t’i shpëtuar. “Nëse nuk do të ishte që ai të rrezikonte jetën e tij në një veprim kaq vetëmohues, unë do të kisha humbur jo vetëm jetën time, por edhe vajzën time,” shkroi Whiting.

Tani, Whiting po ndihmon në mbledhjen e parave për Cozzin dhe të fejuarin e tij për t’ju organizuar dasmën e tyre të ëndrrave dhe muajin e mjaltit. Llogaria e krijuar në GoFundMe tashmë ka tejkaluar qëllimin e saj pë të mbledhur 20,000 dollarë, me më shumë se 700 bamirës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!