Një video e një vajze është bërë virale në internet pasi shihet e veshur vetëm me bikini dhe një maskë në fytyrë brenda një aeroporti në Miami. Videoja tregon gruan e re duke ecur ndërsa mbante vetëm një çantë në shpinë.
Videoja u postua nga ‘Humans of Spirit Airlines’ krahas së cilës shkruhej: “Kur keni një festë në mesditë dhe një fluturim në 4 pasdite. Biondja që lëviz nëpër aeroport me bikini të gjelbërta ka marrë mijëra komente.
Është e paqartë nëse gruaja hipi në aeroplan e veshur me veshjen e saj gati për plazh. Por nëse e ka bërë, do të thotë që ka shkelur rregullat e transportit të Spirit, raportoi The New York Post. /abcnews.al