Një nënë është bërë virale pasi ka treguar mënyrë e veçantë të gatimit të mëngjesit për familjen e saj për një muaj.
Amanda Ranit, nga Oregon, në Shtetet e Bashkuara, tregoi se si bën 100 sanduiçe të stilit McMuffin në të njëjtën kohë përpara se t’i ngrijë në mënyrë që të mund të nxjerrë çdo mëngjes.
Ajo ndau metodën e saj në Tiktok në një video e cila ka marrë 755,000 komente, duke i lënë njerëzit të ndarë.
Në video, ajo shpjegoi: “Kam shumë pyetje se si t’i bëj këto sanduiçe mëngjesi për familjen time. Unë bëj rreth 100 sanduiçë në të njëjtën kohë”.
Duke treguar një banak të mbushur me kifle angleze të mbushura me feta djathi, ajo thotë: “Shtoni djathin tuaj të preferuar në feta”.
Në video, Amanda thotë se ajo i ruan sanduiçët në frigorifer deri në tre muaj.
Por shumë komentues nuk e kanë pritur mirë këtë ide. Shumë prej tyre komentuan duke e shoqëruar me emojin duke vjellë. g.v/abcnews.al