Gruaja adopton qenin që e “ngushëlloi” pas vdekjes së nënës së saj

schedule18:40 - 1 Shtator, 2020

schedule 18:40 - 1 Shtator, 2020

Jaqueline Masceno ka vendosur të birësojë një qenush që e ‘ngushëlloi’ kur zbuloi se nëna e saj kishte vdekur nga koronavirusi. Ajo rrëfen se u impresionua shumë nga gjesti i kafshës, ndërsa shton se e ka ndjerë praninë shpirtërore të nënës së saj nëpërmjet atij përqafimi.

“Qeni erdhi edhe u hodh në krahët e mi, duke më ledhatuar dhe ndjeva sikur ishte nëna ime. Nëna ime më përqafoi përmes tij dhe ishte një përqafim aq i fortë saqë nëse do të ishte me të vërtetë vetëm një qen, ai do të më kafshonte. Të gjithë dhimbjen që kam ndjerë, e kam kaluar duke e përqafuar. Nëna ime erdhi të më përshëndesë përmes asaj kafshe. E ndjeva në zemrën time ”, thotë ajo.

Qeni vazhdoi të qëndronte pranë saj gjatë gjithë kohës, duke i kthyer në këtë mënyrë dashurinë që nëna e saj kishte për kafshët, një grua që kishte ndihmuar kafshët e rrugës duke i ushqyer. Vetë Jaqueline është vullnetare në Lar do Nando, një strehë në Teresina që shpëton kafshët endacake.

Gjatë meshës kushtuar nënës së saj, qeni u shfaq përsëri dhe Jaqueline, duke e interpretuar atë takim si një shenjë të fatit, vendosi ta birësonte duke e quajtur Angel Gabriel. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!