Gruaja 6 muajshe shtatzënë sulmohet për vdekje nga qentë

schedule18:10 - 20 Nëntor, 2019

schedule 18:10 - 20 Nëntor, 2019

Elisa Pilarski, 29 vjeç është sulmuar për vdekje nga qentë në një pyll të Francës. 29-vjeçarja kishte dalë për të shëtitur qentë e saj në afërsi të qytetit Villers-Cotterêts.

Mësohet se Pilarski ishte gjashtë muajshe shtatëzanë. Ajo vdiq pas “disa kafshimeve të qenve në gjymtyrët e sipërme dhe të poshtme dhe kokën”, tha prokurori Frédéric Trinh.

Policia njoftoi se po kryenin prova mbi 93 qen dhe se gjithashtu egzistonte mundësia që 29-vjeçarja të jetë vrarë. Testet, duke krahasuar mostrat e ADN-së të freskëta me ato të marra nga Znj Pilarski, do të përpiqen të përcaktojnë se cilat kafshë ishin përgjegjës për sulmin .

Pesë qen që i përkisnin zonjës Pilarski, ishin në mesin e atyre që u testuan.

Një ekzaminim pas vdekjes tregoi se viktima kishte pësuar kafshime qensh në kokë, duke i shkaktuar një hemorragji të rëndë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!