Vendparkimi në një spital në Jeruzalem është shembur në mënyrë të papritur. Lajmin e bëri të ditur policia izraelite, ndërsa nuk u raportua për të lënduar. Videot e filmuar nga kamerat e sigurisë tregojnë sesi toka nën automjete u shemb brenda disa sekonda.
Policia izraelite, e mbështetur nga zjarrfikësit dhe shërbimet e shpëtimit, bllokuan rrugët përreth spitalit për të bërë kërkime në zonë.
Zyrtarët e spitalit thanë se ata besojnë se shembja është shkaktuar nga një tunel autostrade që ishte gërmuar aty afër. s.b/abcnews.al/
View this post on Instagram