Qeveria vendore në Gronelndë ka reaguar ndaj propozimit të kreut të Shtëpisë së Bardhë për blerjen e ishullit. Me anë të një deklarate për media, presidentit amerikan Donald Trump i bëhet e qartë se ishulli me 56 mijë banorë nuk është në shitje
Presidenti amerikan Donald Trump nuk mund të bëjë asgjë pasi Groenlanda nuk është në shitje. Në këtë mënyrë qeveria vendore e ishullit danez i është përgjigjur propozimit të presidentit amerikan për blerjen e territorit.
Lajmi është raportuar nga CNN. Ish-kryeministri danez Lars Rasmusen ironizoi në profilin e tij në Twtter duke thënë se ky propozim ngjan me gënjeshtrat e 1 prillit dhe pse ky muaj është shumë larg. Ndërkohë ministria e jashtme daneze me anë të një deklarate për media sqaroi se vendi është I hapur për marrëdhënie biznesi, në kuadër të asaj që shumë e shohin si një hapje ndaj investimeve të mundshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gronelandë sidomos për sa i përket turizmit.
Uoll Strit Xhornal ishte I pari që shkruante për pretendimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë për të blerë ishullin më të madh në botë me 56 mijë banorët e tij. Falë një traktati mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Danimarkës, Groenlanda, që teknikisht është pjesë e Amerikës veriore, është nën influencën amerikane, ku ndodhet dhe një bazë ushtarake amerikane. Pas luftës së dytë botërore, në atë kohë presidenti amerikan Herry Truman, në vitin 1946 I kishte ofruar Danimarkës 100 milion dollar për blerjen e ishullit, por oferta u refuzua./ABC News Albania 24/7