Groenlanda nuk është në shitje/ Kryeministrja daneze telefonatë 45 minuta me Trump

schedule13:49 - 16 Janar, 2025

schedule 13:49 - 16 Janar, 2025

Kryeministrja Daneze Mette Frederiksen ka mbajtur mbrëmjen e të mërkurës një bisedë telefonike 45 minutëshe me presidentin e zgjedhur Amerikan Donald Trump ku ka shprehur sërish qëndrimin e saj se ishulli i Groenlandës nuk është në shitje.

Frederiksen ka ripërsësitur pohimin e bërë më parë prej saj se I takon Groenlandës që të vendosë vetë për të ardhmen e saj.

Donald Trump ka shprehur përgjatëve javëve të fundit se Shtete e Bashkuara duhet të blejnë ishullin e vetëqeverisur Danez që është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës për qëllime sigurie.

Republikani që fitoi zgjedhjet e 5 nëntorit dhe pritet të marrë mandatin si presidenti I 47 I Shteteve të Bashkuara në 20 janar nuk ka përjashtuar as përdorimin e forces për marrjen e këtij ishulli duke lënë të hapur edhe mundësinë e një inkursioni ushtarak.

Pas telefonatës me Kryeministren Daneze Mette Frederiksen Trump nuk zgjodhi të jap një deklaratë publike, por në vend të dickaje të tillë ai publikoi në platformën e tij Truth Social një sondazh të vitit 2019 ku thuhet se 68% e popullsisë në Groenlandë mbështesin pavarësinë e ishullit nga Danimarka.

Nga ana tjetër, Kryeministrja Daneze Mette Frederiksen ka organizuar mëngjesin e kësaj të enjteje një takim me krerët e biznesve më të mëdha të Groenlandës për të diskutuar hapat e ardhshëm që do të ndërmerren përballë deklaratave të Donald Trump.

Synimi i presidentit të zgjedhur Amerikan për blerjen apo marrjen me force të Groenlandës është kritikuar nga Bashkimi Europian me Unionin 27 anëtarësh që ka deklaruar se nuk do të pranojnë prekjen e kufinjëve të tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!