Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Gripshi vjen si “Këpucë e artë”/ Ftesa e vonuar, është shënuesi më i mirë me Astana

schedule12:37 - 9 Tetor, 2025

schedule 12:37 - 9 Tetor, 2025

Natyrisht, nuk mund të krahasohet me sfidën e një Broje apo Asllani.

Premier Liga e Kazakistanit nuk është as elita e Anglisë, e Italisë apo e Spanjës, por gjithsesi, kur një lojtar ka kontribut për gol gati nga një për ndeshje, aq më shumë kur nuk është sulmues, duhet vlerësuar seriozisht.

Nazmi Gripshi është një debutues në grumbullimin e kombëtares shqiptare, pasi trajneri Silvinjo vendosi ta thërriste me të ardhur lajmi për dëmtimin e Adrion Pajazitit.



Mesfushori I Hajdukut humbet Serbinë, ndërsa ftesën e fiton një mesfushor tjetër, që mban veshur fanelën e ekipit Astana në ligën kazake.

Në moshën 28-vjeçare po arrin kulmin e një karriere të gjatë, prej më shumë se 10 sezonesh.

Gripshi ka shënuar 15 gola dhe ka shërbyer 6 asistë, pra ka 21 kontribute për rrjetat në 24 ndeshje të Premier Ligës së Kazakistanit.

Shqiptari është shënuesi më I mirë I kampionatit deri tani, me 3 gola më shumë sesa ndjekësi më I afërt, pra është kandidati kryesor për të fituar Këpucën e Artë.

Më herët, e nisi me futbollin tek Teuta në qytetin e tij të lindjes, Durrës, për të kaluar tek Skënderbeu, e pastaj me Ballkanin në Kosovë, ndërsa që në 2024 kaloi tek Astana.

Nuk dihet sesi do të vazhdojë karriera e lojtarit ofensiv, I cili ka humbur shumë vite në kërkim të ligave kryesore të Europës.

Ndoshta, ka ardhur momenti I duhur, dhe këtë e tregon edhe grumbullimi I parë me Shqipërinë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!